Politika Veliaj prezanton Yllin nga Kina, që flet si tirons dhe është “çun...

Veliaj prezanton Yllin nga Kina, që flet si tirons dhe është “çun pazari” (VIDEO)

Në një moment kur kinezët janë në qendër të vëmendjes së gjithë botës për shkak të koronavirusit që është përhapur, kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me këtë komunitet në Tiranë na prezanton me kinezin më simpatik në Shqipëri, që e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. Ai thotë se e quajnë Ylli dhe është çun pazari. “Çun tirone, çun pazari. Bashkë me shokun tim Yllin përshëndesim të gjithë tironsit” shkruan Veliaj në postimin që e shoqëron me videon. Kinezi me emrin Ylli, banon në zonën e Astirit prej vitesh dhe është guidë turistike për kinezët në kryeqytetin shqiptar.

Biseda mes kryebashkiakut dhe kinezit:

Erion Veliaj: Ju prezantoj tironsin më simpatik që kam takuar ndonjëherë

Kinezi: Përshëndetje të gjithë tironsit e vjetër kudo që ndodhen

Erion Veliaj: Si  e ke emrin?

Kinezi: Ylli

Erion Veliaj: Ça çuni je ti more?

Kinezi: Çun Tirone, çun pazari

Bashkia e Tiranës dhe ambasada Kineze sot organizuan pritje për komunitetin kinez që jeton në kryeqytetin shqiptar. “Tirana është themeluar mbi parimet e një qyteti të hapur dhe jo të paragjykimit”.  Me këto fjalë iu drejtua sot, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komunitetit kinez që jeton e punon prej vitesh në kryeqytetin shqiptar, të cilët kohët e fundit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, po shihen disi me skepticizëm. Bashkia e Tiranës,

“Ishte shumë e rëndësishme ta bënim këtë takim me njeri-tjetrin sepse unë besoj që Tirana jonë është themeluar mbi parimet e të qenit një qytet i hapur, i pranimit dhe i dijes, jo një qytet i injorancës dhe i paragjykimit. Kemi shumë çifte kinezo-shqiptare, ndaj gëzohem shumë që ju shoh këtu.

Shumë prej jush jeni votues, taksapagues dhe rezidentë këtu, jeni martuar me njëri-tjetrin, kemi fëmijë shqiptaro-kinezë; nuk jeni rreziku ynë. Rreziku ynë është injoranca dhe po të luftojmë injorancën me të njëjtin zell dhe me të njëjtën histeri që japim fake news, do ishim një komb i paparë.

Injoranca është e vetmja gjë që na lë pas, që na përçan, që na futet si pykë në marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe duhet t’i them çdo kinezi që jeton në Tiranë: Siç është qyteti im, është edhe qyteti juaj. Siç është qyteti i djalit tim, është edhe qyteti i djemve tuaj”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.