Aktori Gazmend Paja është plagosur pas një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme, në Tiranë.
Paja ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur me një automjet.
Në pamjet e publikuara ai shihet teksa ka rënë në tokë dhe është rrethuar nga kalimtarë të rastit.
Policia njofton se nga aksidenti i ndodhur në “Rrugën e Kavajës” dhe se aktori i humorit është dërguar në spital.