Një fëmijë i mitur ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.
Nga shpërthimi ka vdekur djali rreth 11 vjeç dhe është plagosur e motra e tij, 9 vjeçe, e cila është dërguar me helikopter për ndihmë të specializuar në Tiranë.
Viktima është identifikuar si Mirand Cupi dhe motra e tij e plagosur është vogëlushja Mikela Cupi. Fëmijët kanë hasur granatën në vendin ku ishin duke luajtur në një fshat të Fushë-Bulqizës.
“Në fshatin Koçaj, Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç) kanë gjetur një granatë në një përrua, të cilët duke luajtur dyshohet se granata u ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa e motra është transportuar për në spital”, njofton policia. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.