Pavarësisht nëse keni vendosur të krijoni familje, ose tashmë jeni çift dhe i keni sjellë ata në jetë por doni më të mirën dhe do ishit gati të zhvendoseshit kudo që ata të rriteshin më së miri, zgjidhja është Norvegjia, që sipas një studimi të fundit rezulton si shteti më i mirë për të sjellë në jetë ose rritur fëmijët. Vendi skandinav renditet i pari, duke lënë pas Korenë e Jugut, Holandën, Francën dhe Irlandës, si shtetet që ofrojnë një sërë faktorësh që kanë të bëjnë me mirëqenien e fëmijëve, ku përfshihen fusha të tilla si shëndetësia, arsimi dhe ushqimi.
Ndër 180 vendet e listuara në “indeksin e rritjes së fëmijëve” të revistës mjekësore The Lancet, SHBA renditej në këtë indeks në vendin e 39-të, menjëherë përpara Kinës (43-të) dhe Kubës (46-të). 5 vendet udhëheqëse të listës, njëherazi edhe disa nga vendet më të pasura në botë, u zbulua se kishin sisteme superiore për të kultivuar zhvillimin e fëmijëve, në shkolla, spitale dhe politika mjedisore.
Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetit, një ndër 40 organizatat që adreson problematikat e fëmijëve dhe të kujdesit shëndetësor të tyre, reagoi shpejt duke thënë se pavarësisht rezultateve, asnjë vend nuk po bënte sa duhet për të mbështetur gjeneratën e ardhshme.
“Ky raport tregon se vendimmarrësit në botë shpesh kanë dështuar në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, kanë dështuar për të mbrojtur të drejtat dhe planetin e tyre”, tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm në Organizatën Botërore e Shëndetit. “Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi që vendet të investojnë në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, të sigurohen që zëri i tyre të dëgjohet, të mbrojë të drejtat e tyre dhe të ndërtojë një të ardhme të përshtatshme për ta”, vazhdoi ai.
Vërtet, raporti gjithashtu renditi vendet sipas nivelit të tyre të emetimit të tepërt të karbonit dhe u zbulua se shumë disa vendet kryesore në indeksin e rritjes së fëmijëve, ishin duke bërë shumë pak kur vjen puna tek ajri që po këta fëmijë që rriten në mirëqenie, thithin. Norvegjia u rendit në vendin e 156 dhe SHBA ishte e 173-ta.
“Nga kriza e klimës deri tek mbipesha dhe marketingu i dëmshëm tregtar, fëmijët në mbarë botën duhet të luftojnë me kërcënime që ishin të paimagjinueshme disa breza më parë”, ka pranuar edhe Henrietta Fore, shefe ekzekutive e UNICEF.