Aktualitet “Po na ndani në grekë dhe jo grekë”, zbardhet dëshmia e Belerit...

“Po na ndani në grekë dhe jo grekë”, zbardhet dëshmia e Belerit në sallën e gjyqit

Një padrejtësi për interesa politike dhe financiare, e ka konsideruar Alfred Beleri gjyqin ndaj tij.

Në seancën ku po shqyrtohet kërkesa e tij për leje të posaçme, Beleri deklaroi se zgjatja apo shtyrja e seancës nuk është mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi.

Sipas tij po shkaktohen “qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë”.

“Ndaj meje po bëhet një padrejtësi për interesa politike dhe financiare. Zgjatja, shtyrja, përcjellja nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi. Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time. Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë. Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë forcë. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Po dëgjojmë çudira në këtë gjyq”, deklaroi Beleri.

Më tej, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka thënë se ka pritur një reagim nga KLGJ, teksa kërkon që gjyqtarët të japin vendimin e duhur, dhe të tregojnë integritet, ndonëse me vonesë.