Aktualitet Anëtari i bandës së “Babagjyshëve” kalon në regjimin 41/b

Anëtari i bandës së “Babagjyshëve” kalon në regjimin 41/b

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm të të dënuarit Albert Kupa (alias Ilir Kupa), i cili po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.

Pas këtij urdhri, ai do të transferohet në regjimin e posaçëm (41/b).

Në vitin 2014-2015, ai ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje. Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.

Ministri i Drejtësisë paralajmëron se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do t’i nënshtrohen këtij regjimi.

“Jemi të vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha burgjet e vendit dhe cilido i dënuar thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cenuar rendin dhe sigurinë në IEVP, do t’i nënshtrohet këtij regjimi sipas ligjit”, njofton ministria e Drejtësisë.