Ukraina ka njoftuar se ka zbuluar një plan rus për të vrarë Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas.
Sipas Shërbimit Sekret të Ukrainës, janë arrestuar dy zyrtarë të Mbrojtjes së vendit.
Të arrestuarit ishin pjesë e një rrjeti agjentësh që i përkisnin Shërbimit Sekret Shtetëror të Rusisë.
Mendohet se ata kishin qenë në kërkim të një vrasësi vullnetar mes truprojave të Zelenskyt për ta rrëmbyer dhe më pas për ta eliminuar fizikisht presidentin ukrainas.