Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Selenicë të Vlorës. Sipas policisë, një 24 vjeçar është dëmtuar nga gurët teksa punonte me skrep, e për pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.