Trupat ruse kanë vrarë kryebashkiakun e Hostomel, Yuri Prylypko. Ky lajm është bërë i ditur nga zyrtarët ukrainas. Ky qytet është në afërsi të Kievit, aty ku ndodhet fusha ajrore Hostomel, një pikë strategjike në qendër të luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase.
Këshilli i qytetit tha se Yuri Prylypko vdiq teksa shpërndante bukë dhe ilaçe për ata që kishin nevojë për ndihmë në zonën e rrethuar nga forcat ruse. Ai u vra së bashku me dy të tjerë, Ruslan Karpenkom dhe Ivan Zore.
Këshilli i Hostomel, nëpërmjet një deklarate tha se “vdiq si hero”, teksa ka shtuar se është e pamundur që të mbahet një funeral për shkak të luftës.