Shpërthejnë polemikat për një foto të publikuar në “Twitter” nga Matteo Sakvini. Këtë mëngjes, ministri i Brendshëm italian, ka postuar një ‘selfie’ ku duke ngrënë mëngjes, pyet ndjekësit e tij në rrjetet sociale: “Shën Stefani im fillon me bukë dhe Nutella, po juaji?”.
Por përgjigjet nuk kanë qenë shumë miqësore. Shumë ndjekës i kanë kujtuar zv.kryeministrit se gjatë natës është raportuar një tërmet i fuqishëm në Katania dhe njëkohësisht edhe vrasjen e vëllait të një bashkëpunëtori të drejtësisë.
“I yni fillon me vrasjen në Pesaro të një bashkëpunëtori të drejtësisë nën mbrojtjen e policisë dhe një tërmeti me magnitudë 4.8 që na bën të mendojmë për vëllezërit tanë në Sicili”, tha një përdorues.
“U zgjova në orën 3.19, por jeta, dihet, është bërë me prioritete”, përgjigjet një tjetër banor nga zona e Katanias. I mbingarkuar nga komentet negative, Salvini u përpoq, që të përmirësonte gafën.
“Rreth dy orë pas ‘selfie’-s me bukë dhe Nutella, Ministri i Brendshëm ndau tre postime lidhur me tërmetin. Dy të parët rifilluan nga llogaria zyrtare e zjarrfikësve, e treta e falënderimeve për punën në vazhdim. “Falë mbi 100 zjarrfikësve që kanë punuar në rrënoja që nga sonte, – shkroi ai, – pas shkatërrimit të tërmetit në krahinën e Katanias.. Për fat të mirë nuk ka vdekje, vetëm plagë të lehta, unë do t’ju mbaj përditësuar, një mendim për njerëzit e zhvendosur dhe nderim për zjarrfikësit!”.