Pas deklaratës zyrtare të Oborrit Mbretëror për rrjedhjen në media të videos së sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, ka reaguar Policia e Tiranës që njofton se pamjet filmike janë sekuestruar dhe më pas iu referuan Prokurorisë së Tiranës.
Policia e Tiranës deklaron se video e sherrit nuk është shpërndarë prej tyre.
“Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.