Aktualitet Policia greke, përplasje me armë me bandën shqiptare, dy të plagosur

Policia greke, përplasje me armë me bandën shqiptare, dy të plagosur

Policia greke është përplasur me armë zjarri me tre hajdutë shqiptarë të armatosur, ku si pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korinth, mesditën e së shtunës (8 shkurt), ndërsa raportohet se policia greke kishte prej kohesh në vëzhgim një automjet të dyshimtë që mendohej se kishte lidhje me disa vjedhje në zonë.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët u plagosën në këmbë. Njëri prej tyre u dërgua në Spitalin e Korinthit dhe tjetri në Thriassio, ndërsa i treti u arrestua.

Si ndodhi ngjarja

Një operacion i madh policor ishte duke u zhvilluar gjithë pasditen e së Shtunës në Korinth për të arrestuar tre hajdutë të armatosur shqiptarë. Për kapjen e shqiptarëve u angazhuan edhe forcat ajrore dhe ato të policisë. Kur shqiptarët e kuptuan se ishin rrethuar, nxorën armët dhe filluan të qëllojnë drejt policisë, e cila iu kundërpërgjigj po me plumba.

Tre shqiptarët, pjesë e një bande

Sipas mediave greke, tre shqiptarët mendohet se i përkasin një bande që ka kryer grabitjen e banke në Kalamata gushtin e vitit të kaluar. Brenda makinës së autorëve, policia gjeti një kallashnikov  dhe aktualisht po kryhet një operacion i gjerë për gjetjen e një tjetër personi.

Njoftimi zyrtar i policisë greke

Sot (08-02-2020), në mesditë, gjatë një operacioni policor të Drejtorisë së Atikës së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës në Korintin e Lashtë, u arrestuan dhe u përfshinë në grabitje të armatosur tre kriminelë të armatosur të rrezikshëm.

Tre kriminelët qëlluan ndaj oficerëve të policisë, të cilët iu kundërpërgjigjën, duke plagosur dy prej autorëve.

Njëri i plagosur u trajtua në Spitalin Thriassian dhe tjetri në Spitalin Corinth.