Policia e Elbasanit raportohet se ka zhvilluar një operacion masiv mbrëmjen e së mërkurës për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.
Operacioni ka çuar në pranga 6 persona të këtij grupi.
Mësohet se policia ka sekuestruar mina me telekomandë dhe armë zjarri.
Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë informacion zyrtar mbi një operacion të tillë.
Aksioni është drejtuar nga Altin Qato.
Personat që janë arrestuar janë nga Pogradeci dhe Gramshi.