Aktori i njohur shqiptar, Gentian Zenelaj ishte pjesë e emisionit “Mos i fol shoferit” në Ora News ku tregoi diçka që publiku nuk e dinte për të.
Posti i drejtorëve të teatrit është politik dhe për këtë arsye, Genti ka patur shumë pengesa pasi bashkëpunëtorët e tij janë përballur me kërcënime.
Gentian Zenelaj: Unë kam skena ku regjisorët janë kërcënuar, guxon ti punon me atë, ai është armiku i partisë. Nuk ka të bëjë vetëm me PS-në, edhe me PD-në, për mua janë njësoj që të gjithë.
Vijnë nga i njëjti kazan, nga e njëjta mitër politikë, kështu që kanë të njëjtën fytyrë. Unë me 42 vitet e mia mbi shpinë, nuk po shoh një politikan të një kalibri apo të një ngjyre tjetër.
Çuditërisht edhe djemtë e forumeve po marrin ngjyrën e kryetarit.