Shëndet Popeye kishte të drejtë, spinaqi të bën me muskuj “të hekurt”

Popeye kishte të drejtë, spinaqi të bën me muskuj “të hekurt”

Të gjithë kemi parë të paktën një herë personazhin e Popeye në televizion, marinarin simpatik që kur ha spinaq merr forcë të jashtëzakonshme. Gjenerata fëmijësh janë rritur me mitin e spinaqit çudibërës, edhe pse më vonë ky virtyt i tij ra disi në “fatkeqësi”.

Por një studim i ri që vjen nga Australia mundet të rikthej dashurinë e atyre që duan muskuj të hekurt”. Sipas studiuesve të universitetit Edith Cowan, që kanë analizuar në një hark kohor 12-vjeçar mbi 3700 australianë, konsumimi i disa perimeve të caktuara shton me të paktën 11% masën e muskujve, veçanërisht ato të këmbëve, si dhe rrit shpejtësinë mesatare të ecjes.

Sekreti ndodhet te nitrati, element ky që ndodhet në sasi të mëdha tek spinaqi, por edhe tek sallata jeshile dhe panxhari.

Vetitë e primeve tek organizmi ynë janë të njohura. Të njëjtët studiues më parë kanë evidentuar vetitë lulelakrës, brokolit dhe lakrave në mbrojtjen e sistemit arterioz.