Në vitin 2008, ajo ishte pezulluar nga detyra si mësuese pasi fotografitë e saj prej pornostareje u publikuan në internet.
Ndërsa tani italiania Anna Ciriani po kandidon për eurodeputete në zonën e Italisë Jugore, shkruan Ticinoneës.
Kandidatja Ciriani thotë se ka shumë mbështetje dhe beson se mund të fitojë gjatë zgjedhjeve.
“Unë jam shumë liberale dhe mendoj se do të fitoj sepse kam shumë popullaritet. Vendimi për të qenë kandidate për në Jug rrjedh nga popullariteti im në të gjithë Italinë”, është shprehur pornostarja.