99 persona janë shëruar nga koronavirusi. Lajmin e dha sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bën të ditur se 3 infermierë të tjerë janë shëruar nga Covid-19.
Në këtë mënyrë numri total i të shëruarve nga koronavirusi shkon në 99, ndërsa 18 prej tyre janë personel shëndetësor.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri është 304, ndërsa kanë humbur jetën 17 persona.