Një grua 31-vjeçare ka rënë nga një shkëmb dhe ka ndërruar jetë, në përpjekje për të bërë pozën perfekte që të festonte fundin e karantinës. Ngjarja ka ndodhur në Turqi.
Olesya Suspitsyna, nga Kazakistani, ra në momentin kur shoqja e saj po bëhej gati për shkrepjen e fotos në Antalia. Incidenti ndodhi të dielën, kur qeveria vendosi lirimin e masave në qytet.
Sipas mediave turke, 31-vjeçarja po shëtiste në një zonë që njihet për ujëvarat e bukura, dhe gjatë shëtitjes vendosi që të bënte një foto të guximshme në buzë të një shkëmbi, me ujëvarat në sfond.
Olesya rrëshqiti në bar, humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi prej 35 metrash.