Bota Koronavirusi në Itali: Ulet numri i vdekjeve dhe i personave të shtruar

Koronavirusi në Itali: Ulet numri i vdekjeve dhe i personave të shtruar

Të dhënat e buletinit tregojnë se kurba e koronavirusit në Itali është në zbritje, me më pak të shtruar në spital, një rritje ditore prej më shumë se dy mijë personash të shëruar. Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 269, dje pati 285 viktima. Numri total i të vdekurve ka arritur në 28.236.

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, në terapitë intensive sot gjenden 1578 persona, 116 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 17569 persona, 580 më pak se dje. Në izolim shtëpiak janë 81796 persona (+88 në krahasim me dje).

Të shëruarit kapin kuotën 78249, me një rritje ditore prej 2304 të shëruarish (dje ishin deklaruar të shëruar 4693 persona).

Rastet e reja në 24 orët e fundit janë 1.965 (dje ishin 1.872). Por sot janë bërë më shumë tampone, 74.208 (dje 68.456). Raporti mes tamponëve të bërë dhe rasteve të identifikuara është 1 i sëmurë për 37,8 tamponë të bërë, 2,6%. Në ditët e fundit kjo e dhënë e ka pasur mesataren 3,2%.

Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë në Itali është 207.428.