Pasiguria e vijës kufitare ka bërë që shqiptarët të gjejnë rrugë dhe shtigje ilegale për të transportuar lëndën narkotike.
Pas një operacioni të ndërmarrë nga policia greke në kufirin greko-shqiptar, kanë rënë në pranga pesë shqiptarë.
Mësohet se shqiptarët iu janë sekuestruar 96 kg marijuanë pasi po tentonin të kalonin kufirin në këmbë.
Droga u kap në Laka të Igumenicës ku mësohet se shqiptarët u kapën të ngarkuar me 4 çanta që përmbanin 55 pako me 96 kg 432 gram marijuanë.
Ndonëse nuk dihen identiteti i tyre, thuhet se shqiptarët janë të moshave 26, 26, 31, 31 dhe 50-vjec.
Sakaq, atyre iu sekuestruan edhe 5 celularë që kontaktonin me porositësit fqinjë.
Së fundmi fqinjët janë kujdesur që të rrisin sigurinë gjatë perimetrit kufitar.