Extra Prapaskenat e vendimit të Harry dhe Meghan, Mbretëresha Elizabeth e mësoi lajmin...

Prapaskenat e vendimit të Harry dhe Meghan, Mbretëresha Elizabeth e mësoi lajmin nga televizionet

Vendimi i Meghan Markle dhe Princit Harry për të dhënë dorëheqjen nga roli mbretëror, ka ardhur si një “bombë” për Mbretëreshën. Edhe pjesa tjetër e familjes, kanë mbetur të shtangur nga vendimi i çiftit.

Familja mbretërore britanike reagoi pas njoftimit të Harry dhe Meghan, duke theksuar se e kuptonin dëshirën e tyre për t’u distancuar nga detyrat e tyre mbretërore, por paralajmëroi se ky largim ishte “i ndërlikuar” dhe do të merrte “kohë”.

Në të vërtetë, siç zbuloi Daily Mail, Meghan Markle dhe Princi Harry nuk i informuan familjarët e tyre për vendimin dhe vendimin ata e kanë mësuar nga televizionet.

Mediat britanike, të ashtuquajturat burim brenda Pallatit, raportuan se Mbretëresha Elizabeth ishte shumë e zhgënjyer nga vendimi i Markle dhe Harry.

“E tronditur, e trishtuar dhe pak e zemëruar me çiftin”, tha i njëjti burim.