Takimi 4-orësh i drejtuesve të Premier League përfundoi me riafirmimin e angazhimit për të përfunduar kampionatin e ndërprerë të futbollit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sipas The Sun, gjatë takimi u ra dakord që ndeshjet të mbahen në zona neutrale, jashtë qendrave urbane, për të shmangur grumbullimet e tifozëve.
Është pothuajse e sigurtë që takimet do të luhen për një kohë të gjatë me dyer të mbyllura, madje mendohet që dhe sezoni i ri të nisë në të njëjtën mënyrë, të paktën deri në dhjetor.