Shëndet Nikotina mban larg virusin? Çfarë mendon mjeku Pipero për studimin nga Franca

Nikotina mban larg virusin? Çfarë mendon mjeku Pipero për studimin nga Franca

Për mjekun Pëllumb Pipero është vetëm një hipotezë që është hedhur, ku pretendohet se nikotina e duhanit bllokon receptorët për futjen e virusit. Por sipas mjekut janë vetëm dyshime dhe hipoteza.

Nga Zonë e Lirë ai tha se personalisht nuk e beson këtë gjë.

“Ka disa supozime dhe hipoteza që nikotina bllokon receptorët për futjen e virusit, unë nuk e besoj, nuk kam lexuar mjaftueshëm rreth kësaj, por personalisht nuk e besoj”.

Bëhet fjalë për një studim në Paris ku sugjerohet që nikotina ndihmon në parandalimin e infeksionit nga koronavirusi, megjithatë mjekët kanë bërë thirrje që njerëzit të mos pinë duhan.

Doktoreshë Hilary Tindle ka thënë se studimet po vijojnë, por thekson se terapia e injektimit e nikotinës përmes disa ngjitëseve që vendosen në krahë nuk janë të njëjtat me pirjen e duhanit

Mjekët presin rezultatet finale të këtij studimi dhe do të fillojnë të vendosin tek pacientët të ashtuquajturat arna nikotine. Studimi erdhi pasi u vu një numër shumë më i lartë i pacientëve të cilët u infektuan por nuk ishin duhanpirës.