Kandidatja që mbështetet nga VMRO-DPMNE për presidente në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska udhëheq garën në zgjedhjet presidenciale.
Ajo numëron 63.09% të votave, ndërsa Stevo Pendarovski numëron 30.31% të votave.
Pendarovski në një deklaratë për shtyp duket se e ka pranuar humbjen duke i uruar suksese kandidates nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë që akuzoi BDI-në e cila sipas tij ka bërë thirrje për bojkot.
Pendarovski shtoi se pavarësisht rezultatit ai ka ndërgjegjen e pastër.
“E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lemë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme.
Koncepti imë për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje tek votuesit, megjithatë unë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegjja ime është e pastër.
Por nuk e di nëse e kanë ndërgjegjen e pastër edhe ata të cilët thirrën në bojkot”, tha Pendarovski siç raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.