Sport Reali nuk vdes kurrë! Përmbys Bayern-in dhe shkon në finale të Champions-it

Reali nuk vdes kurrë! Përmbys Bayern-in dhe shkon në finale të Champions-it

Real Madrid-Dortmund është finalja e madhe e Champions League këtë sezon.

Spanjollët e drejtuar nga strategu italian Carlo Ancelotti mposhtën 2-1 Bayenin në “Bernabeu” në një ndeshje të çmendur, e cila u vendos në fundin e takimit nga heroi Joselu, i cili realizoi dy gola.

14 herë kampionët e këtij kompeticioni dominuan Bayernin para tifozëve të tyre, por kanadezi Alphonso Davies i befasoi të gjithë në minutën e 68 kur e dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi gjermanët në avantazh.

Edhe pse u duk se përfundoi gjithçka, Joselu arriti të realizonte përmbysjen e madhe duke realizuar dy gola, në minutën e 88 dhe në të parën e shtesës.

Në sekondat e fundit, Bayern proteston për një fishkëllimë të arbitrit që ndalon një aksion të rrezikshëm të gjermanëve për një pozicion të pretenduar jashtë loje, ndërsa De Ligt shënoi.

Tashmë, Reali i Madridit do të luajë ndaj Dortmundit për titullin e 15 të kampionit të Champions Leagues më 1 qershor në Ëembley” të Anglisë.