Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi vetëm pak çaste pasi protesta e opozitës së bashkuar u përshkallëzua me sulm të dhunshëm drejt kryeministrisë.
Meta tha se po ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet në protestë, ndërsa i bëri thirrje opozitës për vetëpërmbajtje dhe evitim të dhunës.
“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”, deklaroi Meta.