Bota Presidenti i Iranit konfirmohet i vdekur bashkë me ministrin e Jashtëm

Presidenti i Iranit konfirmohet i vdekur bashkë me ministrin e Jashtëm

Irani ka konfirmuar vdekjen e Presidentit Ebrahim Risi së bashku me ministrin e Jashtëm në aksidentin ajror pas rrëzimit të helikopterit të dielën.

Helikopteri qeveritar u rrëzua në një terren malor pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Mediat iraniane konfirmuan se ekipet e shpëtimit gjetën mbetjet e helikopterit në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Presidenti Raisi, ministri i Jashtëm dhe personat e tjerë që ishin në bordin e helikoperit humbën jetën gjatë përplasjes.

Ebrahim Raisi 63 vjeç u bë President i Iranit në vitin 2021. Ai urdhëroi ashpërsim të ligjeve të moralit në Iranit si dhe goditi protestat anti-qeveritare.

Ndërkohë, shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk dihen ende, por zyrtarisht nga Irani është thënë vetëm që mjeti ajror u përplas me majën e një mali.