Presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të zhvillojë vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri në datat 7 dhe 8 Shtator.
Lajmi është konfirmuar nga Presidenti Bajram Begaj, i cili do të presë homologun e tij italian.
Presidenti i Italisë do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.