Ndërkohë që politika shqiptare është përqëndruar në çështjen “Tahiri”, ku prokuroria kërkon arrest me burg për përfshirje të tij në trafik droge, një reagim i fortë vjen nga presidenti i PPE, Joseph Daul.
Daul në një postim në “Twitter” ka shkruar se krimi dhe droga mbeten problematikat më të mëdha në Shqipëri, që pengojnë rrugën e saj në BE.
“Krimi dhe droga janë një nga problemet më të mëdha që pengon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, tha ai.