A do ta votojë Sali Berisha ish-Kryeministrin Fatos Nano nëse ky i fundit do të jetë një kandidat për President të Republikës?
Kësaj pyetje, Sali Berisha ju përgjigj duke thënë se është më mirë që të mos “i prishin privatësinë”.
“Unë mendoj që nuk ja vlen t’ia prishim privatësinë atij. Lere se ai është i akomoduar në jetën e tij. Është midis të tjerash dhe një lloj hedonisti që ka mikroklimën, kështu që më mirë ta lamë të vazhdojë atë”, tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.
Disa ditë më parë, Damian Gjiknuri i PS-së, i pyetur edhe ai për këtë emër, nuk e përjashtoi si alternativë Fatos Nanon.