Kryesore “Akti i rëndë në 30 vite”, Berisha akuza ndaj Ramës për rezolutën...

“Akti i rëndë në 30 vite”, Berisha akuza ndaj Ramës për rezolutën e Srebenicës

“Shqipëria vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga gjenocidet që ka ndodhur”. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat, sa i përket vendimit të djeshëm të Kuvendit për rezolutën e Srebenicës.

“Dje ndodhi akti më i rëndë, më i turpshëm në historinë 30-vjeçare të këtij vendi, refuzimi për të dënuar me një rezolutë një gjenocid të konfirmuar nga 2 gjykatat ndërkombëtare.  Mbi bazën e vendimit të këtyre gjykatave, vendet e lira në tërësi, kanë kaluar në parlament rezolutën në të cilën dënojnë gjenocidin serb në Strebenicë, si akti më barbar pas luftës së dytë në Europë”, u shpreh Berisha.

Ai hodhi edhe akuza ndaj maxhorancës, si dhe nënvizoi se do duhet një afat jo i shkurtër kohe që kjo rezolutë të kthehet në Kuvend.

“Shqipëri jo që nuk i ka dënuar, por shkalla e lartë e kriminalizmit të pseudomaxhorancës së sotme bëri që Shqipëria dje të refuzojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Bosnjë. Pretendimet e Ballës dhe Ramës janë trillime të neveritshme. Vota e djeshme është një votë më e egër, nuk është e vërtetë që u shty për më vonë. Kur një rezolutë hidhet poshtë me votë ajo nuk mund të futet më pa një afat jo të shkurtër kohe”, u shpreh Berisha.

Një ditë më parë  Kuvendi rrëzoi kërkesën e deputetit Tritan Shehu që rezoluta për Strebenicën të futej jashtë radhe në kalendarin e punimeve, me qëllim për t’u diskutuar.