Aktualitet Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për vaksinat

Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për vaksinat

Pas miratimit në Kuvend, Presidenti Meta ka dekretuar ligjin për marrëveshjen e arritur me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit.

Kjo marrëveshje e arritur mes Pfizer dhe Ministria e Shëndetësisë parashikon blerjen e 500 mijë vaksinave nga kjo kompani.

DEKRETI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.

Nr. Dekretit 13266

Tiranë, më 12.10.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META