Kryesore Presidenti: Nuk janë zgjedhje për partitë, por për qytetarët

Presidenti: Nuk janë zgjedhje për partitë, por për qytetarët

Presidenti Bajram Begaj, i cili votoi te shkolla “Kongresi i Lushnjes”, deklaroi para mediave se këto zgjedhje duhet t’u shërbejnë vetëm qytetarëve dhe nuk janë zgjedhje partiake.

“Çdo shtetas me të drejtë vote, sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet dhe fuqia e votës së tij të bëjë ndryshimin”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Begaj theksoi se këto votime nuk janë për partitë, por për qytetarët.

“Këto nuk janë votime për partitë politike, por për qytetarët. Duhet t’u shërbejnë atyre”, deklaroi Presidenti i Republikës.