Bota Presidenti Trump dakord me marrëveshje e re për TikTok-un

Presidenti Trump dakord me marrëveshje e re për TikTok-un

Presidenti Donald Trump thotë se ai ka dhënë “pëlqimin” e tij një marrëveshjeje të propozuar që parashikon që kompania e aplikacionit të mediave sociale TikTok të hyjë në partneritet me kompanitë Oracle dhe Walmart për t’u bërë një kompani amerikane.

Presidenti Trump e ka vënë në shënjestër TikTok-un në pronësi të Kinës për shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe privatësisë së të dhënave. Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi Departamenti i Tregtisë njoftoi kufizimet që nëse vendosen përfundimisht mund ta bëjnë gati të pamundur që admiruesit e TikTok-ut të përdorin aplikacionin.

Trump tha të shtunën se, nëse përfundonte, marrëveshja do të krijonte një kompani të re që ka të ngjarë të jetë e vendosur në Teksas. Mosmarrëveshja rreth dy aplikacioneve është pika e fundit e ndezjes së tensioneve midis dy ekonomive më të mëdha në botë.