Sport Kur Pablo Escobar “sekuestroi” trajnerin e Barcelonës për të drejtuar Nacional de...

Kur Pablo Escobar “sekuestroi” trajnerin e Barcelonës për të drejtuar Nacional de Medellin

Që historia e futbollit kolumbian është shënuar nga trafiku i drogës kjo nuk është sekret për askënd, ndërsa koha kalon  histori të reja dalin nga ditët kur zotët e drogës kontrollonin jo vetëm biznese të paligjshme, por edhe futbollin kolumbian. Një nga ato histori ka të bëjë me Pablo Emilio Escobar Gaviria, narkotrafikantit më të madh në botë dhe trajnerit të famshëm argjentinas Cesar Luis Menotti, i njohur ndryshe si “El Flaco”.

Diego Armando Maradona dhe Cesar Luis Menotti

Historia në fakt u tregua nga komentatori i mirënjohur Christian Martinoli, në një bisedë me gazetarin tjetër sportiv David Medrano në kanalin e tij në YouTube, ku ata ndanë histori për trajnerin argjentinas. Ngjarjet ndodhën në fillim të viteve ’80. Martinoli thotë se në 1983 “Flaco” sapo ishte emëruar trajner i Barcelonës. Deri në atë kohë, Menotti ishte tashmë një trajner me famë botërore, madje duke kurorëzuar kampion bote Argjentinën në vitin 1978.

Rrëmbimi

Gazetari tregon se një të shtunë në mbrëmje dy persona iu afruan Menottit, duke i shpjeguar se shefi i tyre donte ta takonte për darkë. Menotti u befasua nga propozimi dhe u përgjigj se nuk i pëlqente kjo lloj oferte. Burrat këmbëngulën, duke i shpjeguar atij se kush ishte shefi i tij dhe se “El Patron” – siç njihej Pablo Escobar në botën kriminale të Medellin – nuk mund t’i thuhej jo. Pas refuzimit të teknikut e pyetën kur e kishte stërvitjen tjetër. Përgjigja ishte të hënën në mëngjes.

Ata të dy i premtuan Menottit që të hënën do të ishte kthyer dhe…e çuan në Kolumbi në rezidencën e Pablo Escobar, natyrisht duke i mbuluar fytyrën që të mos shihte rrugën. E në darkë, pasi folën gjatë për futboll, “El Patron” vuri në tavolinë një kontratë: “Kjo fletë është për ju, shkruaj shifrën që dëshiron dhe eja të drejtosh Nacional. Ose më saktë skuadrën e Escobar, një nga më të rëndësishmet në Amerikën e Jugut”. Përgjigja e Menottit nuk ishte nga ato që pritej, tregon Martinoli: “Ju jeni një person që keni shumë ëndrra, por jam edhe unë i tillë. E për tani, ëndrra ime është të drejtoj Barcelonën. Besoj se ju do ta kuptoni”. Fakti që argjentinasi u kthye shëndoshë e mirë në Barcelonë tregon se El Patron e kuptoi.

Atlético Nacional gjatë viteve 80 do të rritej dhe do të dominonte futbollin. Në ato vite, klube të tjera futbolli në Kolumbi gjithashtu ishin presidentë që merreshin me drogë, si vëllezërit Rodríguez Orejuela me América de Cali dhe Gonzalo Rodríguez Gacha, alias “El Mexicano”, me Millonarios de Bogotá.Në 1989 Atlético Nacional u bë klubi i parë kolumbian që fitoi Copa Libertadores de América.

Sidoqoftë, ajo kupë është e rrethuar nga thashethemet që tregojnë Escobar si arkitektin e saj, mes të cilave ka presione, ryshfete dhe kërcënime me vdekje ndaj gjyqtarëve dhe lojtarëve të ekipeve rivale të Nacional.

Menotti dhe Diego Maradona