Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Këshilltarin e Sigurisë, John Bolton
“E informova zotin Bolton se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme për Shtëpinë e bardhë”, tha Trump.
“Kisha shumë pa dakordësi me shumë nga sygjerimet e tij”, shtoi Trump, ndërsa njoftoi se një këshilltar i ri do të emërohej javën e ardhshme.
Pushimi i Bolton vjen mes diskutimeve në kabinetin e Trump për anulimin e një plani paqeje për të ftuar talebanët në SH.B.A.
Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham u tha gazetarëve: “[Presidentit] nuk i pëlqyen shumë politikat e tij, ata nuk pajtohen.”
Në përgjigje, z. Bolton shkruajti në Twitter: “Unë ofrova të jepja dorëheqjen”, ndërsa Trump më tha “le të flasim nesër”.