Milos Vuçeviç, kryebashkiaku opozitar i qytetit Novi Sad në Serbi, ka kallëzuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe vëllain e tij Andrej Vuçiç për përfshirje në kultivimin e marijuanës.
Kryebashkiaku i Novi Sad kërkon hetim për lidhjet e mundshme të dy vëllezërve Vuçiç me kultivimin e marijuanës në një fermë që ndodhet pranë kryeqytetit, Beograd.
Pronari i fermës u arrestua një muaj më parë për kultivimin e marijuanës.
Pronari i kësaj ferme kishte bërë kërkesë për të përfituar subvencione shtetërore për kultivimin e kanabisit mjekësor.
Presidenti i Serbisë i ka mohuar këto akuza, ndërsa kallëzimin ndaj tij e mirëpriti duke thënë se më në fund do të zbulohet se kush gënjen.