Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç e ka shfrytëzuar vizitën e saj në New York, ku mori pjesë në Asamblenë e OKB, edhe për të treguar talentin e saj në muzikë.
Ajo u shfaq në krah të një grupi kroat duke kënduar këngët e vendit të saj. Po kjo video u bë shkak për reagime të shumta negative kundër saj në rrjetet sociale.
PREDSJEDNICA ZAPJEVALA S HRVATIMA U NEW YORKU
Predsjednica Kolinda Grabar-Kitarović u New Yorku se susrela s hrvatskim iseljenicima. S njom je bio i šef diplomacije Gordan Grlić Radman. Oboje su zapjevali. Više: https://t.co/oFg8CJDmy2 pic.twitter.com/PGPhuqADmD— HRT vijesti (@hrtvijesti) September 25, 2019
Shumë persona kanë shkruar se ajo nuk di të këndojë, por vetëm stonon gjithë kohës. Ndërsa mjaft të tjerë edhe u tallën përmes video-montazheve
Megjithatë të kënduarit mesa duket është pasion i Kolinda Grabar Kitaroviç që në vegjëli dhe nuk ka ndërmend të ndalet vetëm nga disa komente negative. Madje 51-vjeçarja gjatë një interviste ka thënë se ka në plan të përmirësojë vokalin e saj.
“Nuk më intereson nëse më kritikojnë dhe nëse stonoj. Askush nuk duhet të përmbahet nga këndimi apo ndonjë aktivitet tjetër, vetëm sepse dikush të thotë se nuk je e mirë”. Kështu e ka mbyllur diskutimin Presidentja e Kroacisë, duke ua bërë të qartë të gjithë kritikëve se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pasioni i saj.