Muaji prill 2019, nis me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, por shumë shpejt, situata do të ndryshojë pasi mesjava sjell reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, shira që mbeten prezent thuajse gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të muajit.
Por, nuk do të ndodhë e njëjta gjë me temperaturat e ajrit; ato do të mbeten të larta në shumicën e ditëve kur priten maksimume 25-26°C duke përjashtuar 2-3 mëngjese të cilat pritet të jenë vërtet të freskëta duke ri-shfaqur dëborën në zonat e thella malore në Veri të vendit.
Ndërsa në terma afatgjatë, prilli 2019, por edhe muaji maj do të përmbyllin një pranverë më të freskët dhe më të thatë se pranvera e vitit të shkuar.