Politika “Qeni dhe politikanët”, Jozefina Topalli shfaqet ndryshe dhe ka mesazh thumbues (FOTO)

“Qeni dhe politikanët”, Jozefina Topalli shfaqet ndryshe dhe ka mesazh thumbues (FOTO)

Jozefina Topalli është shfaqur krejt ndryshe në këto foto të cilat i ka postuar në Instagram.

Ish-kryeparlamentarja këtë të diel ka zgjedhur që ta kalojë pranë bregdetit, ndërsa është fotografuar së bashku me qenin e saj.

Por ajo nuk ka harruar që të “thumbojë” politikanët, ndërsa i ka bashkangjitur një shkrim këtyre fotove.

“Victor Hugo pyeste: ‘Nëse shikon në sytë e një qeni, si mund të dyshosh se, ai nuk ka shpirt?’. … dhe pastaj, kur shikon maskën e disa politikanëve… zgjedhja është e thjeshtë”, ka shkruar ajo.