Extra Princesha Charlotte shpërndan pako me ushqime për pensionistët në 5-vjetorin e lindjes

Princesha Charlotte shpërndan pako me ushqime për pensionistët në 5-vjetorin e lindjes

Princesha Charlotte, vajza e Princit William dhe Dukeshës së Kembrixhit, ka festuar 5-vjetorin e lindjes.

Ajo erdhi në jetë më 2 maj të vitit 2015 në spitalin Lindo Wing of St Mary’s.

Emri i plotë i saj është Charlotte Elizabeth Diana, në nderim të gjyshes së saj, princeshës së ndjerë, Diana dhe stërgjyshes Elisabet.

Me rastin e 5-vjetorit të lindjes, një set me fotografi të vogëlushes janë publikuar nga Kensington Palace ku Charlotë shfaqet duke shpërndarë pako me ushqime për njerëzit në nevojë, gjatë periudhës së pandemisë.

Fotot janë shkrepur një muaj më parë nga nëna e saj, Dukesha e Kembrixhit, në Anglinë lindore, ku familja ndihmoi në paketimin dhe shpërndarjen e pakove ushqimore për të moshuarit e izoluar.

Vogëlushja shihet teksa troket në derën e një shtëpi dhe në dorë mban një qese me makarona të freskëta.

Mediat kanë publikuar edhe një biografi të shkurtër të princeshës e cila dy muaj pas lindjes u pagëzua në një kishë të vogël në Estate Sandringham, në korrik të 2015, në daljen e parë publike të familjes.

Duka dhe Dukesha ruajnë me forcë privatësinë e familjes së tyre të re, por me raste të veçanta publikojnë edhe fotografi të fëmijëve të tyre, për shkak të interesit të madh të publikut.