Princi i Kurorës së Arabisë Saudite tha se mban përgjegjësi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi nga operatorët e porositur sauditë. Ai tha se i takon përgjegjësia pasi “ngjarja ndodhi nën mandatin tim”, thotë një dokumentari i PBS(Public Broadcasting Service) që do të transmetohet javën e ardhshme.
Muhamed bin Salman (MBS), sundimtari de fakto i mbretërisë, nuk ka folur publikisht për vrasjen brenda konsullatës saudite në Stamboll. CIA dhe disa qeveri perëndimore kanë thënë që ai e urdhëroi një veprim të tillë, por zyrtarët sauditë thonë se Princi nuk kishte asnjë rol.
Eliminimi i tij shkaktoi zemërim global, duke prishur imazhin e tij si njeri vizionare reformator për të modernizuar Saudinë. Bin Salman nuk ka vizituar që nga Shtetet e Bashkuara apo Evropën që nga ngjarja e rëndë.
“Vrasja ndodhi para syve të mi. Unë kam marrë gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi në mandatin tim”, tha ai për PBS.
Saud al-Qahtani, një ish-këshilltar i lartë mbretëror për të cilin Reuters raportoi se dha urdhra të eliminimit përmes Skype, njoftoi ekipin vrasës për aktivitetet e Khashoggi para operacionit të ekzekutimit.
Njëmbëdhjetë të dyshuar sauditë janë hedhur në gjyq në procedura sekrete por vetëm disa seanca janë mbajtur. Një raport i OKB ka bërë thirrje që Princi Muhamed dhe zyrtarë të tjerë të lartë sauditë të hetohen.