Principata e Spanëve u shtri në Pultin e Madh dhe më gjerë, në shek.XIV-XV.
Figura themelore e Spanëve është Pjetër Spani, që me katër bijtë e tij: Aleks, Bozdar, Vruon dhe Mirko Spani morën pjesë në Lidhjen e Lezhës.
Stema e kapitanëve Spani është: e prerë në të argjendtë dhe të kaltër.
Mbi të argjendtë hyn një krah i veshur me të kuqe që mban një shpatë të argjendtë me dorezë të artë.
Mbi të kaltër tri trëndafila të hapur të kuq, vendosur 2-1.
Kjo stemë është në auditorin e Universitetit të Padovës, në të cilin ka qenë një pinjoll i kësaj familjeje më 1680.
Heraldika Shqiptare – Gjin Varfi.