Ditën e djeshme, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e tij italiane, Monica, ka sjellë në jetë një vajzë.
Lajmin e ëmbël e ndau vetë futbollisti në Instagram, duke publikuar në InstaStory një foto të derës së dhomës së spitalit, ku qëndronte e varur një zemër rozë.
Në muajin tetor të vitit që lamë pas, Lorik Cana u shpreh në një intervistë për “Wake Up” se ai dhe bashkëshortja e kishin menduar edhe emrin e fëmijës së dytë, që para se Monica të ishte shtatzënë.
Sipas ish-kapitenit, nëse fëmija i dytë do të ishte vajzë, do ta quanin Enkelejda, pasi i pëlqejnë shumë emrat ilirë.
Çifti nuk ka ndryshuar mendje, duke konfirmuar se emri i të voglës së sapoardhur në jetë është Enkelejda.
Loriku dhe Monica janë gjithashtu prindër të një vogëlushi të quajtur Bojken.