Extra Prindërit e saj po pushojnë në bregdetin shqiptar, Rita Ora i ka...

Prindërit e saj po pushojnë në bregdetin shqiptar, Rita Ora i ka “zili”

Prindërit e këngëtares së njohur Rita Ora kanë vendosur që këtë vetë të kalojnë pushimet në bregdetin e Shqipërisë dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Vera përmes disa postimeve në Instagram, ku shihet pranë bashkëshortit të saj Besnikut.

Ata shihen të dy në një pishinë shumë pranë njëri-tjetrit të buzëqeshur dhe duket qartë që po i shijojnë në maksimum këto pushime.

“Turizmi shqiptar, bukuri e pazbuluar, ia vlejti pritja”, ka shkruar Vera dhe ajo që ra më shumë në sy, ishte komenti i Ritës e cila shprehet se e do jetën e tyre, duke lënë të nënkuptuar që i ka zili që po pushojnë në atdhe.

“E dua jetën tuaj”, ka komentuar Rita.