Extra Prindërit të dy pozitivë me Covid-19, foshnja lind i shëndetshëm

Prindërit të dy pozitivë me Covid-19, foshnja lind i shëndetshëm

Një shqiptare me banim në Siçili të Italisë, e cila para se të hynte në sallën e lindjes, ka rezultuar pozitive me Covid-19, ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm dhe që është negativ.

Lajmin e transmetojnë mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se gruaja iu nënshtrua testit ditën e martë, si një procedurë rutinë, para se të hynte në sallë për të lindur.

Ndërkaq, edhe bashkëshorti i saj gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa mjekët thanë se fëmija është negativ dhe gëzon shëndet të plotë.