Bota Çfarë po ndodh në Spanjë? 241 të vdekur dhe mbi 10 mijë...

Çfarë po ndodh në Spanjë? 241 të vdekur dhe mbi 10 mijë raste të reja në një ditë

Në Spanjë në 24 orët e fundit janë regjistruar 10.799 raste të reja me  koronavirus dhe 241 të vdekur. Të dhënat e viktimave mund të quhen më të lartat nga ajo që mund të quhet “vala e dytë”. Progresioni i virusit në Spanjë është shqetësues, edhe pse është larg nga rekordi i trishtë i 950 vdekjeve në një ditë.

Rekord testimesh në Itali

Autoritetet shëndetësore italiane kanë shpërndarë të dhënat e sotme mbi pandeminë, që sheh një rritje shqetësuese të viktimave, që sot janë 20.

Numri i tamponëve ndërkohë shënon një rekord nga fillimi i epidemisë në atë vend, pikërisht 103.696 tamponë. Testimet rekord kanë evidentuar 1640 raste pozitive, ndërkohë që dje ishin 1392. Rritet numri i të shëruarve, 995 në 24 orë, por edhe e personave në terapi intensive, 244.

Kampania rezultoi rajoni më i nxehtë me 248 raste, e ndjekur nga Lombardia (196) dhe Lacio (195).