Aktualitet Pritet përkeqësim i ndjeshëm i motit, Drejtoria Detare: Do të pezullohet lundrimi...

Pritet përkeqësim i ndjeshëm i motit, Drejtoria Detare: Do të pezullohet lundrimi në këto linja

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se, gjatë orëve në vijim e për tri ditë me radhë pritet një përkeqësim i ndjeshëm i kushteve të motit, çka do të sjellë vështirësi të shumta në lundrimin e mjeteve detare.

Sipas njoftimit, përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 në drejtimin jug-juglindje deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.

Për këtë arsye njofton dhe u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit që kenë në konsideratë parashikimin e motit dhe të marrin masat përkatëse për parandalimin e çdo situate të mundshme që mund të krijohet.

“Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 30-01-02.12.2023.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.

NJOFTOHEN DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATAVE 30-01-02.12.2023.

Anijet e transportit  ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë diten e sotme  do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Neser do te pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Anija e linjes Durres-Ankona -Durres do operoje normalisht.

Anijet e linjes  Durres -Bari -Durres diten e sotme do te operojne normalisht. Diten e neserme do te pezullohen ne te dyja drejtimet.

Anijet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande operojne normalisht.

Per cdo ndryshim te mundshem do te njoftojme.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 02.12.2023.”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.