I arrestuar prej më shumë se nje muaji, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka shfaqur probleme shëndetësore dhe mësohet se është transferuar në spitalin e burgjeve.
Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Koka akuzohet për “shpërdorim detyre”, “korrupsion” dhe “pastrim parash”, të konsumuara gjatë lidhjes së kontratës koncesionare të inceneratorit të Elbasanit.