Sport Probleme për Interin, dëmtohet Lukaku: Nuk do të jetë në derbi, në...

Probleme për Interin, dëmtohet Lukaku: Nuk do të jetë në derbi, në dyshime edhe për Bayern

Problemet shfaqen në shtëpinë e Interit dy ditë pas ndalesës së parë në kampionat në Olimpico kundër Lazios dhe më pak se një javë para derbit shumë të ndjerë kundër Milanit. Kundër rivalëve të qytetit Simone Inzaghi dot të zbresë në fushë pa qendërsulmuesin kryesor Romelu Lukaku.

Belgu në fakt është detyruar të ndalet për shkak të një lodhje muskulore në kofshën e majtë. Big Rom është e sigurtë që do të humbasë ndeshjen e së martës në mbrëmje në San Siro kundër Cremoneses, si edhe ndeshjen e madhe të së shtunës më 3 shtator në orën 18:00 kundër kuqezinjve.

Madje ka dyshime edhe për prezencën e tij në garën e parë të Champions më 7 shtator kundër Bayern Mynih.

Pas 3-1 të pësuar nga të besuarit e Sarrit, dëmtimi i Lukakut ishte pikërisht ajo që nuk i duhej Inzaghit…